FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfehet këngëtarja shqiptare: Si e kapërceva dhimbjen për humbjen e nënës?

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja shqiptare Xhesika Polo ka qenë e ftuar në “Wake Up” nē “Top Channel”. Një nga ngjarjet që ka lënë shenjë në jetën e saj gjatë këtij viti ka qenë humbja e nënës, pas një sëmundje të vështirë. Xhesika ka folur për këtë periudhë të jetës.

“Nuk dua ta kthej dhimbjen time në dramë. Terapia ime ka qenë ta flas me të tjerët për këtë gjë, nuk është turp të flasësh për dhimbjen. Të kujtosh edhe gjërat e bukura që ke kaluar”, u shpreh Xhesika e emocionuar.

Ajo tregoi se ka pasur momente të vështira ku ka hyrë në skutat e saj të errëta, ka qëndruar vetëm por përsëri është ringritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhesika është duke punuar për një projekt të ri muzikor, që ia ka dedikuar nënës së saj. “Dua edhe pak kohë që të jetë gati, dua që të jetë një këngë që ajo ‘ta dëgjojë’…Nuk dua vëmendje apo klikime”, u shpreh këngëtarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?