Rrëfim i paprecedent i Rita Orës për ‘çmendurinë’ e koncertit në Kosovë: Do ta fus në hartën e Botës
Këngëtarja Rita Ora ka rikujtuar momentet e saj në Kosovë me anë të një video që e ka postuar në Instagram dhe Youtube
Në këtë video shihet Rita duke vallëzuar në skena tepër të nxehta derisa ka qenë e veshur me një veshje të veçantë, kuq e zi, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Koncerti i Ritës për 10 vjetor është komentuar me të madhe edhe nëpër mediat e ndryshme ndërkombëtare, sidomos për veshjen dhe stilin e saj.
Në këtë video të shkurt rikujtimi Rita sjell edhe pjesën e saj të Shotës që e realizojë brenda njërës prej këngëve të saj.
“Është ditë e rëndësishme për mua sepse e di se çfarë rëndësie ka kjo ditë për familjen time dhe për shoqërinë. Do të jetë momenti im më i mirë në jetën time sepse është vendi im. Kurrë nuk kam pasur më shumë shikues se tani. Nuk e di se çfarë të bëjë”, citohet të këtë thënë Rita në këtë video.
“Është vendi im dhe është diçka e veçantë të jetë ambasadore e këtij vendi. Të jesh femra e parë e këtij vendi që performon në botë është diçka e pabesueshme për ata. Vendi im është i vogël dhe i mungojnë këto koncerte. Më pëlqen të jem e para dhe më bën të jem krenare. Punoj shumë që ta vendosi vendim tim në hartë dhe do të vazhdojë të punoj”, ka thënë ajo në momentet e fundit të videos.
Pas koncertit në Kosovë Rita këndoi në Brit Awards bashkë me Liam Payne.
Kënga u komentua edhe nëpër mediat britanike.
Rita është kthyer në Londër ku ka paralajmëruar projekte të reja, sidomos në sferën muzikore. Të gjithë rrëfimin e saj do të mund ta shikoni në videon e mëposhtme.