Rrëfimi i Valbonës: Laerti kërkoi të putheshim, shkoi përtej lojës

Valbona Mhilli një ditë pas eliminimit nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”, pohoi se ka pasur ndenja për Laert Vasilin. ”Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha moderatorja.

Sipas saj, Laerti i ka kërkuar të shkëmbenin puthje në një pjesë të shtëpisë, me pretendimin se nuk e kapnin kamerat, pavarësisht se çdo cep është i monitoruar 24 në 24.

”Nuk kam gënjyer në asnjë moment. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur. Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?