Rrënqethës Arjola: Abortova binjakët, tentova edhe vetëvrasje me mbidozë ilaçesh

Pjesë e ”Big Brother Albania Vip”, është edhe aktorja shumë e dashur nga publiku, Arjola Demiri, e cila këtë herë rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

Ajo tregoi se njëkohësisht me këtë periudhë të vështrë ishte edhe shtatëzanë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës vendosi që t’i abortonte.

”Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakort por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent”.

Arjola shtoi se kjo periudhë nuk zgjati pak, edhe gjatë shtatëzanisë së saj të katërt aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare derisa edhe njëherë ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.

SHKARKO APP