Rreth 200 minatorë kosovarë kanë mbetur të ngujuar në Trepçë

Rreth 200 minatorë kanë mbetur të ngujuar pas djegies së trafos që la Mitrovicën pa rrymë.

Ata thanë se është e vërtetë që janë ngujuar diku nga horizonti i 8, 9 apo 10.

“Po është e vërtetë, por ata do të dalin duke përdorur shkallët e pusit kryesor”, ka thënë një burim nga Menaxhmenti i Trepçës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se minatorët mund të dalin duke përdorur shkallët e pusit kryesor, por do të marrë shumë kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe, sot në mesditë u dogj trafoja që la në terr të gjithë Mitrovicën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?