Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 07:21 Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Catherine, kanë mbërritur në Indi për një vizitë treditore, e cila do të kulmojë me një takim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rruga si një xhaketë shqiptare përfundoi në kopertinën e ”Harper’s Bazaar”

Showbiz E shtunë, 25 Janar 2020 10:22
Rruga si një xhaketë shqiptare përfundoi në kopertinën e ”Harper’s Bazaar”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kopertinën e rradhës së ”Harper’s Bazaar Vietnam” e hijeshon Tyga, i cili ka veshur një xhaketë të mbuluar me gurë që mund të përshkruhet si mozaik i ndriçuar. Xhaketa është punim i Festim Isufit, një dizajneri nga Kosova.

Kjo është hera e dytë që një veshje e krijuar në Shqipëri/Kosovë përfundon në kopertinën e Harper’s Bazaar Vietnam. Fiks një vit më parë, një nga fustanet e Federika Arti Martesor u përzgjodh për kopertinë. E përbashkëta është Brandon Nicholas, i cili ka shërbyer si stilist në të dy numrat por sidoqoftë nuk duhet të na bëjë më kaq shumë përshtypje kur shohim një emër shqiptar nën fotot e revistave amerikane a vietnameze, kur një dizajner shqiptar vesh yje për video muzikore, tapete të kuq apo evente. Duhej të ndodhte herët a vonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, industria e modës mbështetet me të dyja këmbët në inovacion. Të gjithë kërkojnë trendin e ri, veshjen e veçantë, fustanin që s’e ka njeri. Pikërisht për këtë arsye një dizenjo nga Shqipëria është zgjedhja e kaq shumë stilistëve të huaj. Shanset që dikush tjetër të ketë veshur diçka të ngjashme apo të njëjtë janë të ulëta, në mos thuajse zero.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së dyti, shumica dërrmuese e dizajnerëve shqiptarë, duke filluar nga Valdrin Sahiti, Kujta & Meri, Lena Berisha, Lia Stublla e deri te Festim Isufi janë të fokusuar te fustanet glamoroze që mund të vishen gjithë gjithë në 4-5 rrethana. Eventet e rëndësishme, tapetët e kuq dhe kopertinat janë disa prej tyre. Industria e modës në Shqipëri e Kosovë, por sidomos në Kosovë është fokusuar fuqishëm te gruaja e pasur, e bukur, joshëse dhe mbretërore.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

Para 2 orësh
Horoskopi i ditës, 15 nëntor: Hëna në Ujor sjell mendime të reja

Horoskopi i ditës, 15 nëntor: Hëna në Ujor sjell mendime të reja

15 Nëntor 2026, 06:00
Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

14 Nëntor 2026, 06:01

Duke pasur parasysh se çfarë preferon elita e të famshmëve dhe duke u përshtatur me ekonominë globale, brandet shqiptare dhe kosovare mendojnë anglisht, operojnë anglisht, komunikojnë anglisht. Në këtë mënyrë kanë akses edhe VIP-at e huaj që mund t’i bëjnë të njohur përtej kufijve. Qëllimi i një biznesi, që prej fillimit, është të rritet e të zgjerohet. Dhe kur je më i dëshiruari i vendit tënd, mbetet të dëshirohesh nga njerëz gjithnjë e më të rëndësishëm. Thuajse të gjithë dizajnerët shqiptarë po ndjekin strategjitë e duhur dhe patjetër që në mos njëri, tjetri do të bëhet emër i njohur ndërkombëtarisht. /Anabel/

Etiketat e lidhura

Festim IsufiTyga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën
Para 1 ore

Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën

Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtetit Shqiptar
Para 1 ore

Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtetit Shqiptar

Liderët e tri fuqive botërore takohen në Kinë, Ukraina ngre shqetësime
Para 1 ore

Liderët e tri fuqive botërore takohen në Kinë, Ukraina ngre shqetësime

Papa Leo mbyll turneun sfidues në Amerikën Latine pas operacionit
Para 1 ore

Papa Leo mbyll turneun sfidues në Amerikën Latine pas operacionit

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 21 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 12 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 9 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.