Rudina Magjistari zbulon pse s’e nxjerr vajzën: S’ka lidhje mësyshi

Rudina Magjistari ka publikuar dhjetëra foto me të bijën, Mian, por asnjëherë nuk ia tregon fytyrën.  Shumë njerëz mund ta fshehin fëmijën e tyre sepse duan ta ruajnë nga syri i keq, por ky nuk është rasti i Rudina Magjistarit.

Në mes të një diskutimi tek emisioni “Rudina” lidhur me të famshmit që çojnë fëmijët e tyre në shkollë, pasi disa prej tyre nuk ndajnë foto të fëmijëve në asnjë rast, Rudina Magjistari u ndal për të shpjeguar se pse as vetë nuk e nxjerr asnjëherë me fytyrë Mian.

“Unë nuk jam supersticioze, unë mendoj se ka të bëjë me të qenit personazh publik”, u shpreh Rudina, “Unë dua që vajza ime ta zgjedhë vetë nëse do të jetë e njohur apo jo”.

Rudina shpjegoi se vetë e nisi prezantimin si hobi kur ishte 15 vjeç, dhe pak nga pak u bë pjesë e botës së televizionit. Por po të mundej, do të hiqte dorë nga vëmendja publike vetëm për t’u ndier e lirë, si një njeri që s’e njeh askush.

“Ajo është njeri i lirë dhe nuk e njeh njeri. Këtë shpresoj t’ia ruaj, sado të mundem”, u shpreh Rudina për të bijën, Mian.

SHKARKO APP