Sabiani mërzitet me Keisin për shkak të lidhjes, e heq nga Instagrami dhe fshin të gjitha fotot me të
Gjatë mbrëmjes së djeshme Kristi dhe Kejsi kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë brenda “Big Brother VIP”.
Edhe pse në kuadër të lojës, dyshja ia kishin shprehur pëlqimin njëri-tjetrit, ku nuk kanë munguar as ngacmimet e shumta përgjatë këtyre ditëve.
Mirëpo babai i Kejsit, Sabiani nuk është aspak dakort në lidhje me këtë romancë. Madje ai e ka shprehur dhe publikisht nëpërmjet disa deklaratave të tij në InstaStory.
E teksa Kejsi e ka shprehur se vetmja gjë që kërkon është të ketë një konfirmim nga i ati, kur është pyetur nga Luizi se çfarë do të bënte nëse këngëtari do të ishte kundra lidhjes, ajo tha se do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra.