Sabri Fejzullahu tregon për bashkëshorten: Nga frika se mos ma merrnin, ‘i vrava dashurinë’!

Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera, ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’, ku kanë folur shumë mbi jetën e tyre. Sabriu ka treguar dhe takimin e parë me Nerën dhe mesa duket dashuria e tyre ka qenë dashuri me shikim të parë. “Do bëja videoklipin e këngës ‘Mos mendo se jam i lumtur’ dhe në ambientet e Fakultetit Filozofik takova Nerushen time.

Ajo po shihte xhirimet e klipit së bashku me njerëz të tjerë dhe kur e pashë i thashë ‘Ti do të bëhesh gruaja ime’ “ ka treguar Sabri Fejzullahu. Gjithashtu ai ka thënë se Nera këndonte jashtëzakonisht bukur dhe për këtë arsye nuk e kishte lejuar të vazhdonte profesionin si këngëtare, sepse kishte frikë mos ja merrte dikush. “Isha shumë i dashuruar dhe nga frika mos ma merrte dikush Nerën ‘i vrava dashurinë!’ ” ka treguar këngëtari duke qeshur.

SHKARKO APP