Sadije Berisha thyen heshtjen, ja pse u ndava me Shkëlzenin
Martesa mes Shkëlzen Berishës dhe Sadije Berisha ka përfunduar prej shumë vitesh, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë rreth saj, deri tani. Në një intervistë për Living kur Sadija u pyet për ndarjen e çiftit para shumë vitesh ajo është shprehur, “Problemet kanë nisur që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes dhe fakti që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme”, thotë 49-vjeçarja .
Por ndarja, sqaron, ajo kulmoi pasi Zeni u kthye përfundimisht në Shqipëri. Nga martesa me Shkëlzenin ajo gëzon dy herë statusin e nënës dhe ka dy fëmijë, vajzën Medina dhe djalin Laidon. Sadija ndodhet në Shqipëri, pasi miqtë e saj aktorja Elia Zaharia dhe princi Leka e kanë thirrur të ndihmojë në përgatitjet për ceremoninë e dasmës së tyre.
Por tashmë të dy e kanë hedhur pas krahëve martesën e tyre të dështuar, pasi Sadija është shumë e lumtur më të dashurin e saj në Zvicër ndërsa Shkëlzeni po jeton lidhjen e tij me ish Missin dhe blogeren Armina Mevlani.