FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sam Smith ka frikë të kthehet në Britani të Madhe se mund të infektohet me coronavirus

Këngëtari Sam Smith ka folur për frikën e tij se mund të infektohet me coronavirus.

27-vjeçari është duke qëndruar në Australi si pjesë e turneut muzikor dhe heziton të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Smith ka udhëtuar drejt Sydneyt ditën e hënë, ndërsa pas lajmit se virusi është përhapur në shumë vende evropiane, ai ka frikë të kthehet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I shkrova nënës time dhe i thash: ‘Kam shumë frikë nga coronavirusi. Jam i frikësuar”, ka thënë këngëtari për The Project.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka shtuar se po mendon t’i tërheqë planet për mbajtjen e koncerteve nëpër Evropë, duke qenë se shumë njerëz janë diagnostikuar me infeksionin që ka rezultuar vdekjeprurës në mijëra raste.

“Më duhet të kthehem në Evropë dhe po dëgjoj se gjërat janë përkeqësuar. Nuk më pëlqen aspak”, ka thënë më tej Smith.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?