Sanremo 2018, zbulohen detaje nga festivali
Në 6 deri në 10 shkurt do të organizohet festivali i përvitshëm i këngës italiane, Sanremo. Por ndryshe nga vitet e kaluara Sanremo këtë vit vjen me një ndryshim, nuk do të ketë eleminime gjatë katër netëve dhe të gjitha këngët do të shkojnë në natën finale.
Prezantues të festivalit do të jenë tre, Claudio Baglioni, Michelle Hunziker dhe aktori Pierfrancesco Favino.
Në festival do të marrë pjesë edhe shqiptari Ermal Meta i cili këtë vit vjen në duet me Fabrizio Moron. Këtë vit në festival do të konkurojnë 20 këngëtarë, një prej të cilëve do të përzgjidhet për të përfaqësuar Italinë në Eurovision.