Sanremo, zv/kryeministri Salvini elozhe Ermal Metës: Flet një italishte të përsosur. I vlerësoj emigrantët që janë integruar
Zv/kryeministri dhe kreu i partisë Lega Nord, Salvini e vlerësoi publikisht artistin me origjinë shqiptare Ermal Meta, që konkurron në Festivalin Sanremo 2026 me këngën “Stella Stellina”.
“E përgëzoj Ermal Metën dhe zotërimin e tij të përsosur të gjuhës italiane”, deklaroi Salvini, duke u përqendruar te rrjedhshmëria e këngëtarit në italisht. Meta ka jetuar në Itali për më shumë se tridhjetë vjet.
I lindur në vitin 1981 në Fier, artisti u zhvendos në Bari në moshën 13 vjeç me nënën, motrën dhe vëllain e tij. Ai ndoqi shkollën në Itali, ku u rrit dhe ndërtoi karrierën e tij muzikore. Ai gjithashtu ka shtetësi italiane.
Salvini më pas e zgjeroi diskutimin në temën e imigracionit: “Miliona gra dhe burra të lindur në vende të huaja dhe të integruar në mënyrë të përsosur në shoqërinë tonë jetojnë dhe punojnë në Itali. Unë i vlerësoj dhe i mirëpres ata. Gjithmonë i kam kundërshtuar emigrantët e paligjshëm dhe kriminelët, dhe jam i sigurt se Ermal Meta e ndan këtë ndjenjë. Një përqafim popullit krenar shqiptar. Rroftë Sanremo, gjuha italiane dhe muzika italiane”.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 2122

