Sara Gjordeni poston foton duke ngrënë pjatën tradicionale shqiptare: Bebi nuk ka naze, ka gusto
Sara Gjordeni dhe partneri i saj, Bardhi Idrizi do të bëhen prindër për herë të parë. Ish-banorja e “Big Brother Albania Vip 3” është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e saj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria. Por jo vetëm kaq, pasi Sara nuk ka ngurruar të ndajë me fansat edhe detaje nga shtatzënia.
Gjordeni postoi në “Instastory” një foto ku tregonte se po hante bukë dhe fasule. Sara më herët ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka shumë qejf të gatuaj dhe bën ushqime të ndryshme dhe të shijshme.
Nga ana tjetër kujtojmë se ajo dhe këngëtari i njohur u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, ku edhe nisën romancën. Edhe pse patën debate të shumta, ata gjithmonë e gjetën rrugën për te njëri-tjetri.