Sara Hoxha bën deklaratën e papritur për Ledion Liçon: Ai është…

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, drejtuesja e projektit Sara Hoxha, falenderoi stafin, bashkëpunëtorët dhe opinionistët për punën gjatë sezonit.

Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal edhe te Ledion Liço.

“Dua të falenderoj Ledionin, i cili i jep shkëlqim këtij formati dhe realisht është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it. Kam mësuar shumë prej teje, mësoj çdo ditë prej teje dhe jam shumë mirënjohëse që këtë rrugëtim e ndajmë bashkë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhënia mes Sarës dhe Ledionit mbetet e paqartë publikisht. Prej kohësh ka pasur aludime për një ndarje, por nuk ka pasur as konfirmim dhe as mohim nga ana e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë finales së këtij sezoni të “Big Brother VIP”, Ledioni u surprizua nga stafi përmes një video-mesazhi nga nëna dhe fëmijët e tij. I emocionuar, ai falenderoi publikisht Sarën, duke u shprehur:

“Kjo është hera e vetme që unë e lejoj veten të jem kaq vulnerabël si Ledion, jo si moderator. Jam në një pikë që e kam shumë të vështirë të lotoj, më duket sikur më janë tharë lotët. Por nuk jam fort i bindur që meritoj asgjë nga këto që kam. Dhe nuk jam fort i bindur që unë dhe shumë nga e gjithë kjo meritojnë Sara Hoxhën”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VIP MAGAZINE (@vipmagazine.al)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?