Sara Hoxha: Kur u lidha me Ledrin mediat shkruan se isha e kolme

Sara Hoxha së fundmi ka realizuar një intervistë me vjehrrën e saj, Xheraldinën. Për emisionin “N’majë të gjuhës” ajo zbuloi një detaj nga fillimet e lidhjes me Ledrin, kur mediat filluan të shkruanin për të.

Sara u pyet mbi ndjesitë e para kur emri i saj u lakua në media, duke ndarë një episod aspak të mirë.

“Nuk e përjetova mirë se nuk shkruajtën shumë bukur. Fjalia e parë ishte: Ledri Vula nis një lidhje me një vajzë të kolme. Kishin gjetur foto të vjetra te miat dhe nuk ishte shumë bukur”, u shpreh Sara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët Sara Hoxha ka rrëfyer për publikun si e priti familja e Ledri Vulës, kur u bë pjesë e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ata janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit, janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”, përfundoi Sara Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?