Sara: Isha vajza e parë që Bardhi ka çuar në shtëpi, nëna e tij më priti me krahët hapur dhe…

Sara Gjordeni vijon që të jetë kryefjalë edhe pas daljes nga ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo ka folur gjatë emisionit “MeKast” për takimin që kishte pasur me nënën e Bardhit, për të cilën kishte shkuar për vizitë në Kumanovë. Fotografia që kishte bërë pas takimit me nënën e partnerit të saj, kishte bërë bujë në mediet e shtypit rozë, të cilën e kishte publikuar në Instagram.

“Në momentin kur kam shkuar atje dhe kam gjetur nënën e Bardhit që sapo kishte ardhur nga spitali, ishte akoma me atë gjendjen me [leukoplaste] ende tek krahët dhe me krahët hapur duke qarë, ishte moment shumë emocional ishte edhe motra e tij po ashtu edhe vëllai”, tregoi Sara në një intervistë me Megi Pojanin.

Ajo madje bëri të ditur se ajo ishte vajza e parë që Bardhi ka prezantuar tek familja e tij. “Më ka thënë vetë Bardhi. Përpara se të dilte nëna e tij tek dera, unë dhe Bardhi ishim në makinë pastaj u kthye dhe më tha: ‘Je vajza e parë që unë e çojë në shtëpi tek nëna’”, deklaroi Sara e emocionuar.

SHKARKO APP