Sara konfirmon përfundimisht pëlqimin për Drilonin

Përdoruesit e TikTokut patën mundësinë sot të ndiqnin një diskutim live të ngjeshur me emocione dhe pyetje nga dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Sara dhe Driloni. Ky moment i veçantë erdhi në kuadër të një sfide nga Vëllai i Madh, ku banorët e shtëpisë bënin pyetje njëri-tjetrit.

Në një moment, Driloni i bëri një pyetje mjaft pikante Sarës:

“Cili është zgjedhja jote, unë apo Edi?” Sara, me përgjigje të sinqertë dhe të menduar, u shpreh se kishte më shumë gjëra të përbashkëta me Drilonin dhe se nuk e njihte aq mirë Edit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, pas insistimit të Drilonit, Sara vendosi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë: ajo i konfirmoi se është ai që i pëlqen më shumë se Edi, duke shkaktuar kështu një moment të bukur dhe të papritur për të gjithë ndjekësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?