Sarah Berisha së shpejti moderatore e spektaklit të humorit
Pjesëmarrja në Big Brother VIP shërbeu si një trampolinë për në botën e televizionit për Sarah Berishën. Me siguri ofertat për të kanë qenë të shumta pas daljes nga BBVIP dhe duket se tanimë gjërat janë konkretizuar. Sarah Berishën do ta shohim shumë shpejt si moderatore në spektaklin e humorit “Kosherja”. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram.
“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon spektakli do ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës. Gjithashtu falënderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e saj dhe i urojmë suksese”, -shkruhet në njoftim.
Sarah ende nuk ka reaguar drejtpërdrejtë për këtë lajm, por i ka lënë ndjekësit të kuptojnë se prej kësaj jave do të jetë pjesë e një projekti të ri.
View this post on Instagram