Sarton koncerti i Noizy-it “Alpha Show”, 18 mijë të pranishëm në sheshin “Nënë Tereza”
Mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” po organizohet koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP –HOP & RAP (Rhythm & Poetry).
Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës do të bëhen bashkë për “Alpha Show”. Ky koncert, me përmasa e standarde ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.
Artistët e parë që ndezën skenën e “Alpha Shoë” janë dy reperët Finem dhe Solo ose siç njihen ndryshe ‘KPT’. Djemtë sapo kanë nisur performancën e tyre dhe publiku deri më tani është më i zjarrtë se kurrë.