Scarlet Johansson, aktorja më e paguar në botë
Ylli amerikan, Scarlett Johansson, e njohur si ”Vejusha e zezë” mbetet aktorja më e mirëpaguar në botë, për të dytin vit radhazi, sipas klasifikimit vjetor të revistës ”Forbes” publikuar sot. Nëse aktorët që bëjnë pjesë në 10 vendet e para të top listës kanë fituar të gjithë më shumë se 20 milionë dollarë, pabarazitë në paga ka qenë gjithnjë të pranishme në Hollyvud. Megjithatë me 56 milionë dollarët e fituar, Scarlett Johansson është renditur e teta në klasifikim për të gjithë aktorët, burra dhe gra.
Aktorja 34-vjeçare ka fituar 15,5 milionë më shumë se në vitin 2018, kryesisht në sajë të suksesit botëror të sagës ”Avengers: Endgame”, që i ka vlejtur një çek prej rreth 35 millionë dollarësh. Në krahasim Robert Downey Jr, që mishëron Iron Man përkrah saj në sagën Marvel, është paguar rreth 55 milionë dollarë për rolin e tij në të njëjtin film.
Sipas klasifikimit të “Forbes” aktorët meshkuj më të mirëpaguar, Robert Downey Jr. u rendit në vendin e tretë me 66 milionë dollarë në total pas Dwayne Johnson (89,4 milionë) dhe kolegut të tij Chris Hemsworth (76,4 milionë). Në vendin e dytë për femra ndodhet Sofia Vergara, ylli i serialit televiziv “Modern Family”, me 44,1 milionë dollarë.