“S’do të të ngelë qime floku në kokë”, degradon debati mes Meri Shehut dhe Roza Latit

Mëngjesi i sotëm ka nisur me debate për Roza Latin dhe Meri Shehun në Big Brother VIP 3. Fillimisht dy vajzat po flisnin qetësisht me njëra-tjetrën, ku Roza po intervistonte Merin për detaje nga lidhjet e saj të dashurisë. Meri tregoi se është shumë xheloze dhe meshkujt “nuk i’a gjejnë dot fillin”.

Më pas situata degradoi dhe mes tyre plasën ofendimet e kërcënimet.

“Ti qenke kalama fare. Deri më tani më je dukur njeri pa vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

S’do të të ngelë qime floku në kokë! Qepee….”, i drejtohet Meri Shehu me tone të larta dhe kërcënuese Roza Latit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet çfarë dënimi do marrë Meri Shehu nga “BBV” pas kërcënimeve ndaj moderatores.

Për më shumë shikoni videot e mëposhtme:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?