Selena Gomez e prekur për Taylor Swift: Lakmi, manipulim dhe pushtet
Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka publikuar një shkrim të gjatë në InstaStory, ku shprehet e revoltuar për padrejtësinë që i kanë bërë mikeshës së saj të fëmijërisë, Taylor Swift. Ajo i referohet faktit që menaxherët e saj muzikorë e kanë ndaluar Taylorin të interpretojë hitet e saj të vjetra, duke qenë se kanë të drejtat autoriale mbi to. Madje edhe dokumentari i saj në “Netflix” është në rrezik.
Në një status të gjatë, Selena ka shprehur indinjatën e saj dhe i ka dalë në mbrojtje Taylorit, duke treguar se ajo është një vajzë që punon fort dhe nuk dorëzohet.
“Zemra ime është rënduar kaq shumë tani! Më sëmur dhe më zemëron shumë, (s’më intereson se mund të kem lidhje të afërt me të), ky është opinioni im. Kjo është lakmi, manipulim dhe pushtet. Nuk ka respekt për fjalët që shoqja ime ka shkruar që kur ishte 14 vjeç në dhomën e saj. Keni shkatërruar mundësinë që fansat në të gjithë botën të shijojnë këngët e një prej këngëtareve dhe tekst-shkrueseve më të mira.
E njoh Tayler-in prej 13 vitesh, ajo është femra më e përkushtuar dhe guximtare që kam njohur. E kam dëgjuar “Fearless” para se të dilte dhe mbaj mend që hidheshim në krevat. Ishte aq krenare që rrëfimet e saj do të lexoheshin në mbarë botën, nervoze për njerëzit që s’do ta pëlqenin. Por ishte një nga regjistrimet më të mira. Një album që iu erdhi në ndihmë shumë femrave që ndiheshin të vetmuara, që kishin një zemër të thyer, atyre që po shëroheshin, atyre që ndiheshin të padukshme. I dha shtysë për të ngritur kokë atyre që mendonin se s’kishin një zë. Kam parë sesi ajo sfidonte veten për të krijuar jetën e bukur që i takonte. Ju them me siguri të plotë se gjërat më të rëndësishme për Taylor-in janë familja, dashuria, fansat dhe muzika. Shpresoj vërtetë që të bëhet diçka lidhur me këtë situatë.
Të shikoj një nga shoqet e mia të ngushta (apo çdo shok apo shoqe tjetër) të ulet në këtë mënyrë, është ndjesia më e keqe.
Taylor lufton. S’do të ndalojë kurrë së luftuari. Njerëzit rriten nga zgjedhjet që bëjnë. Disa mbesin po të njëjtët. Dua thjesht të bëhet diçka. Të dua.”- shkruan Selena në postim për mikeshën e saj, e cila duhet të jetë e shkatërruar nga kjo situatë që ia rëndon jo pak karrierën e saj të suksesshme.