Selena Gomez ende single, e ka të vështirë të gjejë dashurinë pas ndarjes nga Justin Bieber

Selena Gomez është single dhe kjo pasi këngëtarja e famshme e ka të vështirë që të gjejë dashurinë pas ndarjes nga Justin Bieber 3 vite më parë.

Në një intervistë për Vogue Magazine, ajo u shpreh se fama ia ka bërë të vështirë për të kuptuar nëse një person e pëlqen me të vërtetë atë.

“Unë nuk mund të takoj dikë dhe ta di nëse ai më pëlqeu mua,”– tha Selena Gomez.

Më pas vazhdoi: “Të them të drejtën, thjesht dua të filloj nga fillimi. Dua që gjithçka në jetën time të jetë e re.”

Këngëtarja dhe aktorja pranoi se iu desh të kërkonte ndihmë profesionale pas ndarjes nga Justin Bieber sepse nuk e kishte më jetën e saj nën kontroll.

28-vjeçarja ka qenë në një lidhje 8-vjeçarje, me ndarje e ribashkime, me Justin Bieber, marrëdhënie që mori fund përgjithmonë në vitin 2018.

Pikërisht në këtë vit, 27-vjeçari tronditi fansat kur zbuloi se ishte martuar me modelen Hailey Bieber vetëm disa muaj pas ndarjes së hidhur nga Selena Gomez.

Vitin e kaluar ajo e akuzoi ish të dashurin e saj për “abuzim emocional”.

Këngëtarja tregoi se kënga e saj “Lose You To Love Me”, që flet për një marrëdhënie toksike, i dedikohet Justin Bieber.

“Nuk po tregohem e pasjellshme por ndjej se isha viktimë e abuzimit emocional”– tregoi ajo teksa fliste për marrëdhënien me yllin e popit.

SHKARKO APP