Selena Gomez i jep goditjen e fundit Justin Bieber
Historia e dashurisë mes justin Bieber dhe Selena Gomez padyshim që ishte një nga lidhjet më të diskutuara dhe polemike në botën e showbizit. Por në intervistën më të fundit Selena Gomez ka folur për ish të dashurin e saj, Justin Bieber duke i thënë se ai e bëri të ndjehet e pasigurt. Ajo për revistën “InStyle” ka folur për marrëdhënien e saj me Bieber, shkruan TheSun. Duke folur për lidhjen me Justin Bieber, Selena tha, “Është me të vërtetë e rëndësishme për mua që të sigurohem që kurrë të mos influencohem nga një djalë”. Ajo tregoi se ndikohej shumë nga çdo gjë, ndersa ishte në lidhje me Bieber, kurse tani thotë se e bëri të ndihet e pasigurt. 25-vjeçarja zbuloi edhe efektet negative që kishte lidhja e saj me këngëtarin, duke zbuluar se dëshironte të ishte në krizë për shumë vite pas ndarjes nga Bieber, por nuk ishte. Selena dhe Justin u lidhën për here të parë në vitin 2010 dhe qëndruan në lidhje deri në vitin 2015. Këngëtarja tani duket se e ka marrë veten dhe është në një lidhje të shëndoshë me The Weekend, të cilin e cilëson si “shoku më i mirë”.