Selena Gomez ndryshon look dhe shfaqet me stil pas periudhës së krizës
Është hapur një kapitull i ri në jetën e Selena Gomez, pas një periudhë aspak të lehtë për të. Disku i saj i fundit i dalë në 10 janar pas 4 vjet heshtjeje dhe ndryshimi i look-ut të saj duket si një rifillim i ri për këngëtaren.
Justin Bieper, ish i dashuri i saj është vetëm një kujtim i largët dhe tashmë Selena arrin të ndajë me zonjën e re të Bieper edhe mikeshat.
Kanë qenë katër vite të vështira për Selenen, që i është dashur të luftojë kundër problemeve me shëndetin, të përballojë ndarjen me të fejuarin historik Justin Bieber si dhe martesën e tij më top modelen Hailey Baldëin.
E gjithë kjo vuajte në mënyrë të paevitueshme ka bërë që albumi i saj i ri ‘Rare’, të ketë shumë këngë që i kushtohen dashurisë së saj së shkuar.
Pavarësisht të gjithave Gomez, duket se ka marrë në dorë jetën e saj, edhe falë mikeshave të veçanta si Taylor Swift dhe ka arritur edhe të mbajë në kontroll me elegancë një takim me zonjën e re Bieber.