Selena Gomez njofton rikthimin në muzikë!
Showbiz E Enjte, 15 Qershor 2023 10:31
Selena po rikthehet në muzikë me një album të ri dhe fansat po çmenden nga lumturia.
Ajo ka postuar disa foto nga studio ku po rregjistron këngët.
“Mos u shqetësoni, po vjen. Edhe nga Parisi”- shkruan këngëtarja, e cila momentalisht ndodhet në Francë, por kjo nuk e pengon së punuari për rikthimin e madh. Sigurisht fansat e saj e kanë përjetuar me mjaft emocion këtë lajm, teksa Gomez rikthehet pas pothuajse 3 vitesh me një këngë të sajën personale.