Selena Gomez pjesë e një filmi horror!

Selena Gomez nuk po bën vetëm një serial të ri televiziv me qendër në New York, por sipas ‘Variety’, këngëtarja tani është në bisedime për të bërë një film horror bazuar në “skenën elitare të modës” të qytetit të quajtur Dollhouse. ‘Variety’ e përshkroi filmin si një thriller psikologjik dhe Black Swan-esque. Gomez gjithashtu do të mbajë edhe firmën e producentes.

Kreu i STXfilms Motion Picture Group, Adam Fogelson, tha për ‘Variety’ se “përfshirja e Selenës është diçka emocionues për këtë projekt. Ajo është jashtëzakonisht e talentuar si këngëtare, ashtu edhe si producente. Bashkëpinimi me të do e çojë projektin në një nivel tjetër dhe ne nuk mund të ishim më të emocionuar nga mënyra se si po zhvillohet kjo. ”

Në gusht, Gomez bëri me dije se do luante në serialin “Only Murders in the Building”, që flet për tre persona(Steve Martin, Martin Short dhe Selena Gomez) të cilët ndajnë një mani me zbardhjen e të vërtetave të krimeve.

Kjo shënon kthimin në aktrimit të Selenës, ku ajo filloi të marrë famë si ylli i Disney Channel. Ajo pati më pas një karrierë të suksesshme muzikore dhe është shfaqur në një numër të konsiderueshme rolesh.

Po ashtu, ka qenë producente ekzekutive e serialit të suksesshme të Netflix “13 reasons why” dhe “Living Undocumented”. Së fundmi, ajo solli shown “Selena + Chef” dhe publikoi albumin e saj “Rare”, në fillim të këtij viti.

Selena + Chef | Episode 1 | Clip

SHKARKO APP