Selena Gomez shokon me deklaratën e saj për Justin Bieber
Disa javë më parë, Selena Gomez publikoi këngën e titulluar ‘Lose you to love me’, e cila ishte një dedikim për ish-të dashurin e saj, Justin Bieber.
Pas këtij momenti këngëtarja ka vazhduar me deklaratat e saj të cilat i kanë befasuar jo pak ndjekësit e saj.
Në një intervistë për ‘NPR’, Gomez tregoi se është abuzuar emocionalisht nga Bieber.
Megjithatë ajo ka shtuar se çdo gjë ka përfunduar dhe se tani është e lumtur me jetën e saj.
Këngëtarja ka shtuar se ka ndjerë gjithmonë mungesë respekti nga Justin.
Kujtojmë se këngëtari tashmë është i martuar me modelen e njohur, Hailey Baldwin.