Selena Gomez thotë se është gati për lidhje të re
Ylli i famshëm botëror, Selena Gomez, vazhdon të mbetet një nga emrat më të pëlqyer në industrinë muzikore në botë.
Ajo së fundmi ishte e ftuar në “The Zac Sang Show”, ku ka folur gjithçka për muzikën e saj e po ashtu edhe për jetën personale.
E njëjta ka thënë se ka qenë “shumë, shumë e lirë që dy vite”, por që tashmë është gati për lidhje të re.
“Dëshiroj të di se si dashuria do të ndikojë te unë”, vazhdon 27-vjeçarja. “Dëshiroj të jetë e vërtetë”. “Kur bëhesh më e vjetër, ju i gjeni njerëzit që janë pikërisht për juve, nuk është njëjtë si vite më parë”.
Gomez, 27-vjeçe, këtë kohë lansoi këngën e re “Lose You to love me”, ku shumë prej fansave të saj mendojnë se i është dedikuar ish-të dashurit Justin Bieber.
Duke folur më tej me Sang, Gomez thotë se është ndryshe të jesh e lirë në fillim, por tani për tani e dua këtë kohë dhe po argëtohem pafund.
Sido që të jetë, për lidhjen e re ajo deklaron se do jetë ‘me shumë gjëra më ndryshe’.