Selin dhe Mateo ”shfaqen” në New York
Gara për finalen e madhe të ”Big Brother Albania Vip 5” ka arritur kulmin dhe kjo nuk po ndihet vetëm brenda shtëpisë, por në mbarë botën. Fansat e dy finalistëve, Selin dhe Mateo, kanë bërë një lëvizje spektakolare për të treguar mbështetjen e tyre. Pamjet e dy banorëve janë vendosur në billboard-in gjigant të Times Square në New York. Të dy banorët janë shfaqur në billboard në Times Square, duke i bërë nga fansat një nderim të përbashkët rrugëtimit të tyre deri në finale. Me afrimin e finales së madhe, dhe me këtë veprim në Times Square për Selin dhe Mateo vetëm sa shtohen ethet e finalës.
KOHA JONË SONDAZH

