Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

Gjatë një bisede në dhomën e ndenjes, Selin ka ndarë me Gimbën një rrëfim të ndjerë nga jeta e saj personale, duke zbuluar për herë të parë një histori që, sipas saj, nuk e dinte askush.

Ajo tregoi se në një moment të jetës së familjes së saj, prindërit kishin qenë në proces divorci për shkak të një gabimi të babait.

“Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorcesh…”, u shpreh Selin.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur nga Gimbo nëse ajo kishte ndikuar në pajtimin e tyre, Selin tha se kjo kishte ndodhur në mënyrë të pavetëdijshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gimbo: I ke pajtuar?

Selin: Padashje. Jo padashje, por…

Gimbo: Je pishman?

Selin: Jo. S’jam pishman. Por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. Do me thënë e di, se unë kam qenë me atë gjatë gjithë kohës, por nuk e di nëse do të donte ta përjetonte ndryshe. Më kupton? Nëse vërtet ajo thellë-thellë e ka falur dhe nëse thellë-thellë është shëruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?