Serbët heqin reklamat e Rita Orës nga Beogradi: Nuk ka vend këtu

Serbët nuk e pranojnë ende dot faktin që një këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare, siç është rasti i Rita Orës, të shfaqet në rrugët dhe qytetet e tyre. Mediat radikale “Informer” arriti që të ushtronte presion ndaj autoriteteve kundër një reklame të vendosur në Beograd dhe ku shfaqej Rita Ora.

Skandaloze, shkruante dje Informer, për reklamën e Ritës, të cilën e konsideronte mbështetëse të “Shqipërisë së Madhe” dhe theksonte faktin që performoi në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit”, shkruhej ndër të tjera në artikull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, e njëjta media shkruan: “Fituam!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Reklama ku shfaqet Rita tashmë është hequr nga vendi ku ishte vendosur në Beograd.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?