Seriali “Adolescence” thyen rekordin në Çmimet BAFTA

Drama e Netflix, “Adolescence”, ishte fituesja e madhe e mbrëmjes në ceremoninë e Çmimeve Televizive BAFTA, duke hyrë në histori me katër çmime dhe duke vendosur rekord për numrin më të madh të fitoreve në një edicion të vetëm të këtij eventi, sipas BBC.

Seriali dramatik, i cili u kthye në një fenomen kombëtar pas publikimit në mars 2025, fitoi çmimin për serialin më të mirë të kufizuar.

Po ashtu, çmime për interpretimin më të mirë morën edhe protagonistët Stephen Graham, Owen Cooper dhe Christine Tremarco.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në moshën 16-vjeçare, Owen Cooper u bë fituesi më i ri në histori i çmimit për aktorin më të mirë në rol dytësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është vlerësuar më herët edhe me çmime si “Emmy Awards”, “Golden Globe” dhe “National Television Awards” për rolin e një adoleshenti të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës.

Gjatë fjalimit të tij, Cooper citoi John Lennon dhe grupin “The Beatles”:
“Në fjalët e John Lennon, nuk do të arrish asgjë pa pasur vizionin për ta imagjinuar.”

Ndërkohë, Stephen Graham fitoi çmimin për aktorin më të mirë protagonist për rolin e babait në serial, ndërsa Christine Tremarco u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor.

Një tjetër moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte fitorja e aktores iraniano-gjermane Narges Rashidi, e cila u shpall aktorja më e mirë protagoniste për interpretimin e Nazanin Zaghari-Ratcliffe në dramën televizive “Prisoner 951”.

Rashidi ia dedikoi çmimin Zaghari-Ratcliffe dhe familjes së saj, duke vlerësuar “forcën dhe dinjitetin” e tyre gjatë viteve të burgimit në Iran.

Çmimi për dramën më të mirë shkoi për “Code of Silence” me protagoniste Rose Ayling-Ellis, në rolin e një gruaje të shurdhër që ndihmon policinë përmes aftësive të leximit të buzëve.

Programi “The Celebrity Traitors” fitoi çmimin për reality show më të mirë dhe momentin më të paharrueshëm televiziv të vitit, falë fitores së komedianit Alan Carr.

Ndërsa “Last One Laughing” u shpall programi më i mirë argëtues, komediani Bob Mortimer fitoi çmimin për performancën më të mirë argëtuese.

Në kategorinë e komedisë, Steve Coogan fitoi çmimin për aktorin më të mirë për serialin “How Are You? It’s Alan (Partridge)”, ndërsa Katherine Parkinson u vlerësua si aktorja më e mirë e komedisë për sitcom-in “Here We Go”.

Një nga momentet më të komentuara të ceremonisë ishte çmimi për dokumentarin për Gazën: “Doctors Under Attack”, i cili fitoi në kategorinë e aktualitetit pasi ishte tërhequr më herët për shqetësime mbi paanshmërinë dhe më pas u transmetua nga “Channel 4”.

Dokumentari “Grenfell: Uncovered”, mbi zjarrin tragjik në Grenfell Tower në vitin 2017, fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë të vetëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?