Sfida për imunitet, grupi i Ilnisës lë jashtë shtëpisë ekipin e Romeos (VIDEO)
Një sfidë për të fituar imunitet gjatë nominimeve, ka ndarë banorët e “Big Brother VIP”, në tre grupe. Të përzgjedhur nga publiku si më të preferuarit e javës, Ilnisa Agolli, Juljan Deda dhe Romeo Veshaj, krijuan grupet e tyre me nga 8 banorë, për të qëndruar të lidhur me njëri-tjetrin.
Grupi që reziston më shumë do të jetë imun dhe nuk mund të votohet nga banorët për të dalë në nominim javën që vjen.
Gara për grupin më të mirë ka nisur, por edhe përpjekje për sabotim të kundërshtarëve po ashtu.
Ka qenë grupi i Ilnisës, i përbërë nga vetë ajo, Meriton Mjekiqi, Sara Gjordeni, Meri Shehu, Graciano Tagani, Albi Nako, Erjola Doçi dhe Ervin Gonxhi, ata të cilët kanë mbyllur derën e shtëpisë dhe kanë lënë jashtë grupin e Romeo Veshajt.
Grupi i këtij të fundit përbehet nga vetë ai, Rike Roçi, Heidi Baçi, Elvis Myrtaj, Roza Lati, Egla Ceno, Vesa Smolica dhe Arta Kabashi.