Shakaja për foshnjen mbretërore, humb vendin e punës moderatori i BBC

Drejtuesit e prestigjiozes BBC kanë pushuar nga puna moderatorin e Radio 5, Danny Baker pas një postimi në Twitter lidhur me lindjen e djalit të dukeshës Meghan Markle dhe Princ Harryt.

Ai publikoi në Twitter një foto bardh e zi ku shfaqej një çift duke dalë nga spitali dhe duke mbajtur përdore një majmun të veshur me kostum, duke shkruar “Foshnja mbretërore po lë spitalin”.

Ndonëse më pas ai e ka fshirë këtë postim adresuar lindjes së foshnjes, ka shkaktuar reagime negative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foto është quajtur si e pavend dhe raciste ndaj foshnjes mbretërore dhe nënës së tij dhe për këtë arsye moderatori është pushuar menjëherë nga puna.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse u ka kërkuar falje drejtuesve të BBC nuk ka mjaftuar që të mos merret ky vendim për të. Ai u shpreh më pas se nuk ishte racist dhe se kishte bërë vetëm një shaka.

“Unë vendos foto të tilla gjatë gjithë kohës. Ishte një shaka, nuk jam racist ,”-theksoi moderatori i njohur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?