FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sherr dhe kunja për Donaldin? Arbana Osmani: Na ka dhuruar emocione pafund

Donald Veshaj ishte shumë pranë fitores së ”Big Brother Vip Albania”. Aktori ishte kryefjala e këtij edicioni dhe pas natës finale, nëpër portale kanë qarkulluar shumë lajme, ku njëri prej tyre flet për një sherr mes tij dhe produksionit.

Në lidhje me këtë, ka reaguar prezantuesja Arbana Osmani. Përmes një shkrimin në InstaStory, Osmani tha se është krijuar një konflikt që nuk ekziston dhe se ajo bashkë me ”Top Channel” janë mirënjohës për secilin konkurrent që ishte pjesë e BB VIP dhe më së shumti ndaj Donaldit.

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i ”Big Brother VIP”, duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Big Brother” ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do jenë ndonjëherë”, ka shkruar Arbana në postim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?