Sherr mes Mimozës dhe Zhakut: Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim…

Hyrja e Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, dhe Kostana Morava, ka sjellë jo pak dinamika dhe tensione brenda shtëpisë së “Ferma VIP”.

Dy hyrjet e reja duket se kanë ndryshuar atmosferën në fermë, duke krijuar përplasje të forta mes konkurrentëve dhe diskutime të shumta në rrjet.

Që në momentin e hyrjes së saj, Zhaku e bëri të qartë se arsyeja kryesore ishte mbështetja për Mozën, me të cilën ka një miqësi prej shumë vitesh. Në klipin prezantues ajo u shpreh: “Po hyj në Ferma VIP 3 të shpëtoj Mozën. Vetëm Moza është loja, të tjerët janë skandal”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, situata mes tyre duket se ka marrë një tjetër rrjedhë vetëm pak kohë pas hyrjes në fermë. Marrëdhënia që dukej e fortë jashtë spektaklit ka nisur të kriset, ndërsa debatet dhe thumbat mes tyre janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime-t, tensioni mes dy mikeshave u vu re hapur para publikut. Por përplasja nuk përfundoi aty.

Pas mbylljes së spektaklit, debati mes tyre vijoi edhe më i ashpër, duke nxjerrë në pah pakënaqësi dhe akuza të ndërsjella.

Moza hodhi akuza për Zhakun, duke i thënë se ka një histori me ish-bashkëshortin e saj.

Debati:

Zhaku: “Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare”.

Moza: “Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike”.

Zhaku: “Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne”.

Moza: “Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori”.

Zhaku: “Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente”.

Moza: “Unë do t’i jap çdo njeriu hakun”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Rama 2345 (48.1%)
Berisha 2533 (51.9%)

Vota totale: 4878