Sherri me Noizy, Stresi flet hapur për Cllevion: Ka nevojë për psikiatër (VIDEO)
Personazhi më i dëgjuar dhe komentuar në rrjete sociale, Cllevio Serbiano nuk është tërhequr, pasi vijon të flasë me ofendime për reperin Noizy në TikTok. Stresi i cili ka rregulluar raportet me Noizy-n, i ka bërë thirrje mikut të tij Cllevio, edhe pse ky i fundit ndihet i tradhëtuar, që të ndalë ofendimet në rrjetet sociale.
Stresi ka ndarë me ndjekësit e tij dhe mesazhin që i ka dërguar Noizy, i cili i kërkon që ta dërgojnë Cllevion tek një psikolog për të marrë kujdesin e duhur mjekësor.
Kanë kaluar vetëm dy ditë nga kërkimi i faljes që Cllevio i bëri Noizyt dhe atëherë kur dukej se gjakrat janë qetësuar, Cllevio sërish ditën e sotme ka shpërthyer në sharje dhe ofendime ndaj reperit Noizyt që duhet thënë se që në fillim nuk e kishte besuar ndjesën e tij dhe ishte treguar skeptik.