Sherri mes Noizyt dhe personazhi të TikTok-ut, Prokuroria nis hetimet. Reagon Iseni: Në prenë në besë

Në mediat e Kosovës, sot u raportua për një përleshje mes dy grupeve në Sancy Club në Pejë, e cila përfshinte edhe reperin e njohur Noizy me personazhin e TikTok-ut, Medi Iseni. Reperi dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë. Në përgjigje të këtyre raporteve, Telegrafi kontaktoi me menaxherët e Sancy Club, të cilët sqaruan se incidenti i përmendur ka ndodhur jashtë ambientit të klubit dhe nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet brenda tij.

”Sancy Club ka përcjellë me shqetësim raportimin e bërë në disa media, ku shkruhet mbi një incident të një artisti në ambientet e diskotekës sonë. Duke qenë se i detyrohemi publikut, dëshirojmë të sqarojmë se rasti i përleshjes mes personave të raportuar në media ka ndodhur jashtë ambientit të Sancy Club në Pejë dhe jo brenda diskotekës. Ne sigurojmë të gjithë mysafirët tanë se siguria brenda Sancy Club është 100% e garantuar, ashtu si në çdo mbrëmje tjetër”,-thuhet në reagim.

Për sa i përket incidentit, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi për Telegrafin se është iniciuar një rast për këtë çështje. “Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit të provave. Jemi në pritje për gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit, pasi të marrë gjeturat e Policisë, do veprojë në përputhje me dispozitat ligjore”, tha Nikçi.

Një orë më parë vetë Iseni përmes një postimi në Instastory ka treguar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë.

SHKARKO APP