Shfrytëzoi emrin e Rihannës për biznes, këngëtarja hedh në gjyq babain

Rihanna ka hedhur babain e saj në gjyq pas një mosmarrëveshjeje për markën tregtare. Këngëtarja paditi të atin në një gjykatë në SHBA, duke e akuzuar atë se shfrytëzoi emrin Rihannës për të zgjeruar biznesin e tij.

Ajo pretendon se Ronald Fenty dhe partneri i tij i biznesit kanë thënë se këngëtarja është e lidhur me firmën e tyre, Fenty Entertainment. Deklarata e tyre ka mashtruar publikun si edhe ka dëmtuar markën e saj të kozmetikës Fenty. Fenty Entertainment  nuk ka komentuar akoma mbi padinë.

Rihanna i ka kërkuar gjykatës që të pengojë firmën që të përdorë emrin ‘Fenty’ për biznes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Padia thotë se Rihanna zotëron markën tregtare në SHBA për emrin ‘Fenty’ dhe se ka dërguar kërkesë zyrtare për ndërprerjen e përdorimit të emrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të pandehurit vazhdojnë që të përdorin në mënyrë të rreme Rihannës për përfitime financiare dhe për të mashtruar publikun,”-thuhet në padi. “Kjo sjellje dëmton jo vetëm paditësit por edhe publikun në përgjithësi, ndaj kërkojmë ndërhyrje gjyqësore.”

Babi i Rihannës, Fenty, i cili ka një marrëdhënie të vështirë më vajzën e tij, e nisi biznesin në Kaliforni në vitin 2017  me partnerin e biznesit, Moses Perkins, sipas padisë.

Ndërsa në një njoftim të faqen e internetit të firmës thuhet se kanë nisur në tetor 2018 një bashkëpunim me Rihannën, pavarësisht faktit se ajo nuk ishte e përfshirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?