Shkëputet nga muzika? Flori: Më vijnë mesazhe që mi mbushin sytë me lot
Nuk ka kush që nuk është shokuar nga postimet e fundit të këngëtarit Flori Mumajesi në “Instagram”, duke filluar që nga titujt “e koduar” të këngëve dhe nga ato që përcjell në “Instastory”, çdo 24 orë.
Flori ka deklaruar se shpeshherë mendon të shkëputet nga muzika dhe ky është vendimi më i vështirë për të.
Flori shkruan:
Vendimi më i vështirë i jetës, të shkëputem nga muzika. Dhe më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende edhe pse shpeshherë e mendoj vërtet. Ju dua. E vërteta e pamundur.”
Nuk dihet ende çfarë arsyeje ka Flori të shkëputet nga muzika në një periudhë kur ka arritur majat e karrierës. Na mbetet të presim ç’do thotë më tej këngëtari.



KOHA JONË SONDAZH

