FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkon në Gjykatë dosja e Fjolla Morinës, pushohet akuzat për dy shoqëruesit

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën. Dosja e këngëtares tashmë ka shkuar në gjykatë, ndërsa pritet data e gjyqit.

Ndërkohë, bëhet me dije se akuza për trafik armësh ka rënë ndaj Fjolla Morinës, ndërsa ajo do të dalë përpara gjykatës vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Mësohet se për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji është pushuar çështja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u ndalua më 19 shtator në doganën e Morinës, pasi u kap me një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak, si dhe një pistoletë çakmak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që këngëtarja prej dy muajsh është në “arrest shtëpie”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?