Shkrimtarja: Një oficer i varr*sur pranë shtëpisë time më tregon të ardhmen, nisi në moshën 13-vjeç

Shkrimtarja nga Kosova, Sabije Dervishi Veseli ka rrëfyer lidhjen me botën e shpirtrave. Në një lidhje me “Vizioni i Pasdites”, ajo ka rrëfyer se një oficer austro-hungarez i cili kishte mbetur i vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte varrosur në oborrin e shtëpisë së saj, dhe i shfaqej në ëndrra ku i tregonte të ardhmen. Sabija ka thënë se për herë të parë oficeri i kishte dalë në ëndrra gjatë moshës 13-vjeçare, por ajo nuk i kishte dhënë shumë rëndësi. E pranishme në studio Linda Pano, tha se është mjaft e rrezikshme për njerëzit eksplorojnë botën e shpirtrave.

Brikena Prifti: Para se kohësh e ke kaluar këtë gjendje?

Sabije Dervishi Veseli: Unë në moshën 13-vjeçare kam filluar të kem disa parashikime, por në atë moshë nuk i kam kuptuar. Në moshën 17-vjeçare më filluan sërish parashikimet të më shfaqeshin. Por tani fillova të merrem me parashikimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brikena Prifti: Sabije ke qenë në gjendje kome, apo janë parashikime që i ke bërë ti, çfarë parashikimesh janë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sabije Dervishi Veseli: Mua më janë shfaqur parashikimet.

Brikena Prifti: Çfarë ke parë?

Sabije Dervishi Veseli: Të gjitha parashikimet i kam parë përmes një oficeri që ka qenë austro-hungarez e që në Luftën e I Botërore është varrosur në shtëpinë time. Ky oficeri më shfaqej në ëndërr. Aty nisa të hulumtoj, dhe në fund kuptova që nëpërmjet tij merrja mesazhe hyjnore.

Arbiola Halimi: Po japim mesazh të gabuar.

Sabije Dervishi Veseli: Unë nuk jam kundër shkencës.

Brikena Prifti: Ti thua që ke parë në ëndërr që ky oficer ndodhej i varrosur në oborrin e shtëpisë tënde?

Sabije Dervishi Veseli: E ka gjetur gjyshi im.

Linda Pano: Unë e besoj Sabijen. Meraku im është se kjo është një botë shumë delikate për ta eksploruar. Siç është një botë fizike është dhe një botë shpirtërore. Nuk mendoj që është e saktë që njeriu ti hyjë kësaj.

Brikena Prifti: E shpjegon edhe feja, çfarë thotë?

Arti Canaj: Feja nuk merret me pyetjen si. Po ta vësh re ne këtu flasim se si e shpjegon shkenca. Kur e sheh nga ana e besimit, besimi nuk merret shumë me SI-në, por shohim që Zoti e krijoi njeriun. Në këtë kuptim duhet të shpjegojmë se si ka ndodhur ky përjetim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?