Shokon Rozana: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me Gjestin

Rozana Radi gjatë një bisede me Livian ka thënë një fjali që ka shkaktuar debat në rrjet. Ajo reagoi ndaj një akuze të bërë nga një banore tjetër, e cila e kishte quajtur atë homofobe. Në përpjekje për t’u mbrojtur, ajo u shpreh: “Si mund të më akuzojë ajo mua për homofobe, kur unë rri gjithë ditën me Gjestin?” Kjo fjali ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjetet sociale, veçanërisht në Twitter, ku videoja e momentit është bërë virale. Shumë ndjekës kanë komentuar se, në mënyrë të tërthortë, Rozana ka lënë të kuptohet se ka dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit.

SHKARKO APP