“Shokon” Shpat Kasapi, pranon se ka dh*nuar ish të dashurën: Kisha ankth!
Këngëtari Shpat Kasapi, ka shokuar me një deklaratë të dhënë së fundmi, ku ka pranuar se ka dhunuar ish-të dashurën e tij.
Këngëtari ka treguar se ngjarja ka ndodhur shumë vite më parë, gjatë moshës 25 -26 vjeçare, ndërsa shkak sipas tij është bërë xhelozia e tepërt.
Ndër të tjera ai tregoi në “Mos i bjer me Top” se atë periudhë ai po kalonte momente të vështira, ku puna e tepërt e bëri të kalonte në mbingarkesë dhe gjithçka bënte ishte të mbyllej në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Shpati kush janë lajmet më të çuditshme që ke lexuar për veten
Shpati: Janë të shumta, ka pasur lajme “Shpati bën operacion veshët”, “Shpati aksidentohet”, janë të shumta.
Ronaldo: Sepse unë kam parë një titull në Youtube, ti ke qenë i ftuar diku dhe titulli që i ishte vendosur intervistës tënde ishte “Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën”
Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.
Ronaldo: Ka qenë një titull fake?
Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.
Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?
Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.
Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.
Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve. /tch