Shpallet fituesi i Sanremo, Ermal Meta fiton vendin e tretë

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është fituesi i vendit të tretë në edicionin e 71-të të Sanremos, me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’.

Fitues të këtij edicioni, të mbajtur pa publik në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, ishte grupi i rrokut Maneskin me këngën ‘Zitti e buoni’, ndërsa në vend të dytë u rendit Fedez dhe Francesca Michielin me këngën ‘Call me name’.

“Çmimi i Kritikës Mia Martini shkoi për Willie Peyote, ndërsa Çmimi i Shtypit Lucio Dalla shkoi për Colapesce Dimartino. Çmimi për tekstin më të mirë “Sergio Bardotti” në Festivalin Sanremo 2021 i shkon Madame për këngën “Voce”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në skenën e Ariston përformuan live 26 këngëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?