Shpallet qeveria e Big Brother VIP, Luizi zgjidhet kryeministër!

Banorët votuan dje për qeverinë e Big Brother, ndërsa rezultati final u shfaq në monitor. Kristi u zgjodh President, Luizi u zgjodh kryeministër, Efi kryetare e Parlamentit, Elvisi ministër i drejtësisë, Qetsori ministër i brendshëm, Jori avokate e popullit, ndërsa Dea, Bledi, Keisi, Kiara dhe Nita janë populli, të cilët do adresojnë problematikat e tyre.

Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh futi edhe Kushtetutën, në të cilën shpjegohen edhe rregullat për secilin zyrtar, për sovranitetin që i përket popullit, si dhe shpjegohen disa rregulla të rëndësishme për mbarëvajtjen e programit.

Banorëve u dhanë edhe disa tema që mund të trajtonin me njëri-tjetrin.

SHKARKO APP