Shpat Kasapi në ”Big Brother Albania Vip 4”

Këngëtari Shpat Kasapi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në programin “Wake Up”. Artisti nga Maqedonia ka shpalosur shumë të pathëna nga jeta e tij private dhe karriera profesionale. Ai po ashtu ka folur për jetesën e re në Tiranë, për të cilën para disa muajve la edhe vendin ku është rritur.

Një pyetje rreth Big Brother VIP nuk ka munguar nga ana e moderatorëve. “Përse nuk bëhesh pjesë e BBVA?”, ka qenë pyetja që iu drejtua. I njëjti u shpreh se po të njëjtën pyetje merr dhe nga persona të tjerë, sidomos në palestër.

“Po pse jo ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë i them ‘unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem’. E më thonë ke ‘20 vite karrierë, s’ke çfarë humb’, edhe unë i them epo më voto. Do me më pa aty? Më voto”, tha ndër tjerash Kasapi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?