Shpërthen aktori i njohur: Nuk i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia, mund të jesh ç’të duash, por ne nuk jemi dele

Aktori humorist shqiptar Florian Binaj, i cili është i njohur për imitimin e Edi Ramës ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit.

Tashmë Shqipëria ndodhet prej më shumë se 2 muajsh në karantinë, por Binaj thotë se ai nuk i bindet urdhërave të karantinës të vendosura nga Rama pasi i shkel të drejtat dhe i mohon liritë. Kjo deklaratë vjen edhe pas planit që ka kryeministri që nga tetori deri në mars të mos lejojë të dielave makinat për të qarkulluar.

Kjo sipas Binajt ndodh prej surrealizmit të Ramës, por aktori thotë se ai mund të jetë çfarë të dojë, por ai dhe qytetarët nuk janë dele.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, Binaj në aktrimet e tij në rolin e Edi Ramës paraqet pikërisht anën autokratike të kryeministrit por kësaj radhe duket se ka shpërthyer jashtë kornizave të roli.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi nuk jemi dele”, ka shkruar aktori i njohur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?